Dhunoi dhe mori peng punëtorin e kioskave në sheshin 'Skënderbej' Tiranë, arrestohet 19 vjeçari

 Dhunoi dhe mori peng punëtorin e kioskave në sheshin 'Skënderbej' Tiranë, arrestohet 19 vjeçari

Foto ilustruese

TIRANE- Policia e Tiranës arrestoi 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për marrjen peng të një punonjësi në kjoskat e vendosura në sheshin "Skënderbej' ngjarje e ndodhur në maj 2024.

Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, dhunuan dhe morën peng të riun pasi dyshonin se u kishte vjedhur xhiron e ditës. 

Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", informoi policia. 
 

Por çfarë ka ndodhur?

Në sheshin “Skënderbej” është mbajtur një koncert. Në një moment që janë fikur dritat është krijuar rrëmujë në kjoskat që shërbenin në shesh për aktivitetin

Të nesërmen menaxherët e këtyre kioskave kanë kuptuar që kanë dal minus në xhirotë e fitimeve të një nate më pare. Aty kanë nisur presionin ndaj punonjësve të tyre, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për rreth 60 punonjës, të cilëve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, një 20-vjeçar kanë dyshuar më shumë, të cilin mësohet se Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarr dhe e kanë futur në një trajl ku e kanë dhunuar.

Djalit, i cili më pas ka treguar më polici, i ka rënë të fikët po ashtu pasi është përmendur e kanë rrahur sërish në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas, duke mos ditur çfarë të bëjnë, e kanë lënë 20-vjeçarin sërish në sheshin “Skënderbej”. I riu ka shkuar për denoncim në Komisariatin nr. 1, agjentët e të cilëve organizuan punën dhe arrestuan 3 persona, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha, Teo Kolemiço, ndërsa Pulaka u arrestua sot. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite