Tiranë/3 menaxherët e kioskave tek sheshi “Skënderbej” marrin zvarrë, rrëmbejnë e dhunojnë 20 vjeçarin! E akuzuan se u vodhi xhiron

Tiranë/3 menaxherët e kioskave tek sheshi “Skënderbej” marrin zvarrë, rrëmbejnë e dhunojnë 20 vjeçarin! E akuzuan se u vodhi xhiron

Një 20-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar ditën e sotme (20 maj 2024)  në Tiranë, bën me dije policia, duke njoftuar se ka arritur të arrestojë 3 prej autorëve ndërsa është shpallur në kërkim një i katërt.

Ka qenë vetë i riu i cili ka bërë sot denoncimin në Komisariatin e Policisë Nr. 1 se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Në pranga kanë rënë Denis Baxhaku, 36 vjeç  Ermand Hoxha, 31 vjeç si autorë të rrëmbimit ndërsa  Teo Kolemiço, 28 vjeç u arrestua për moskallëzim krimi

“Shtetasit Denis Baxhaku, Ermand Hoxha,  dhe H. P dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin "Skënderbej", një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici’ informoi sot policia.

Por çfarë ka ndodhur?

Të shtunën në sheshin “Skënderbej” është mbajtur një koncert. Në një moment që janë fikur dritat është krijuar rrëmujë në kjoskat që shërbenin  në shesh për aktivitetin

Të nesërmen menaxherët e këtyre kioskave kanë kuptuar që kanë dal minus në xhirotë e fitimeve të një nate më pare. Aty kanë nisur presionin ndaj punonjësve të tyre, duke pretenduar se u janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash.

Bëhet fjalë për rreth 60 punonjës, të cilëve u janë kërkuar të kthejnë paratë, por në veçanti tek njëri prej tyre, një 20-vjeçar kanë dyshuar më shumë, të cilin mësohet se Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço e kanë marrë zvarr dhe e kanë futur në një trajl ku e kanë dhunuar.

Djalit, i cili më pas ka treguar më polici, i ka rënë të fikët+he po ashtu pasi është përmendur e kanë rrahur sërish në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas, duke mos ditur çfarë të bëjnë, e kanë lënë 20-vjeçarin sërish në sheshin “Skënderbej”. I riu ka shkuar për denoncim në Komisariatin nr. 1, agjentët e të cilëve organizuan punën dhe arrestuan 3 persona, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha, Teo Kolemiço, ndërsa shpallën në kërkim edhe një të katërt. 
Burime pranë bluve thonë se 3 menaxherët janë të paqartë në deklarimet e tyre, ndërsa pretendojnë se u janë vjedhur njëri 10, tjetri 20 dhe i treti 70 milionë lekë të vjetra.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cudi: 21/05/2024 04:08

    70 milion te vjetra xhiro thote ky, hajde biznes hajde.

    Përgjigju
  • Iris: 21/05/2024 02:33

    Nga /trajtimi/ i viktimes,dyshoj qe keta menaxheret jane nga ata qe deri dje /xhiron/ e benin me droge e vajza e sot e bejne me /kioska/.

    Përgjigju
  • Shaban: 20/05/2024 20:24

    A kane fatura shitjeje per keto xhiro??? Nese jo shtoni dhe evazion fiskal per biznesin qe menaxhojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi