Një 41-vjeçare nga Gramshi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë ndaj fëmijëve të saj. Mësohet se është arrestuar shtetasja Gentjana Abazi, banuese në fshatin Snosëm, e cila ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj.
/Shqiptarja.com
Arrestimi i saj u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës shtetases E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com









