Punonjësi privat i “Major SecurityGerald Biba është arrestuar nga policia pasi dhunoi e tërhoqi zvarrë, së bashku me 2 punonjës të tjerë (të cilët rezultuan të palicensuar), një protestues, i cili ngriti zërin kundër ndërtimit të një resorti në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Gerald Biba rezulton të jetë pronari në hije i “Major Security”, ndërsa kompania është e regjistruar në pronësi të vjehrrës së tij, Shpresa Myzyri. Kompania e sigurimit privat “Major Security” është themeluar në nëntor 2016 në Durrës. Nga ky muaj e deri në nëntor 2021, emri i Gerlad Bibës figuron vetëm si administrator.

“Major Security” i ka ofruar shërbime personazheve vip të shoëbizit shqiptar, përfshirë këtu edhe reperit Noizy.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë


Lajmi kryesor:

Dhuna dhe spray ndaj protestuesve në Zvërnec, u hiqet licenca ‘Myrto Security’ e ‘Major Security’! Policia: Rojet private që morën zvarrë qytetarin nuk ishin të punësuar, i qëlluan edhe me gurë