Një 36-vjeçar me iniciale A.XH. nga Peshkopia ra në pranga e policisë pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij  63-vjeçar.

Si pasojë e dhunës, 36-vjeçari i ka shkaktuar të atit dëmtime në trup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasi A. XH., 36 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 63-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime të trup", njofton policia.