SARANDË- Një 28-vjeçar nga Burreli ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.
Ai akuzohet për veprën penale" Dhunë në familje".
Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.", njofton Policia.
Komento