Në Fier një person është vënë në hetim pasi ka dhunuar një 33-vjeçar me profesion gazetar. Policia thotë se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta pa dhënë arsye.
"-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç. Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qënë duke drejtuar automjetin tip "Nisan" në gjendje të dehur.
-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushjë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Durrës për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë Fier.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Digjen dy banesa në Vlorë e Fier, shkak shkëndija elektrike
22 Korrik, 12:15
-
Fier/ Aksident te kthesa e Marinzës, makina kthehet përmbys anës rrugës! Dy persona dërgohen në spital
21 Korrik, 20:51
-
Temperaturat e larta, shtohen urgjencat nga pickimet e gjarpërinjve në Fier, një rast edhe nga merimanga e zezë! Ja si duhet të veproni
21 Korrik, 14:48
-
Fier/ Plagosi me thikë një 59-vjeçare, vihet në pranga 33- vjeçari
21 Korrik, 11:23
-
Fier/ Bie zjarr në një pallat, dëme të konsiderueshme materiale
21 Korrik, 07:30
-
2 tualete në gjithë katin! Gratë braktisin maternitetin, nga Fieri për të lindur në Tiranë
20 Korrik, 12:33
-
Një copëz parajse bujqësore e mbjellë me luledielli... pamje mahnitëse nga fushat në Lushnjë
20 Korrik, 09:31
-
Bien blerësit në tregun e fruta-perimeve në Fier: Edhe ata që vijnë, janë “fukarenj”
19 Korrik, 15:55
-
“Kabaja Myzeqare!” Tradita e sazeve, pasuria kulturore në mes të popullit
18 Korrik, 16:01
-
Korçë/ Kanosi babanë, dhunoi bashkëshorten dhe vodhi në një banesë, kapet 41 vjeçari i shpallur në kërkim
17 Korrik, 13:13
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Dhunohet 42-vjeçari në Tiranë, lihet në mes të rrugës! Ende asnjë autor i identifikuar
15 Korrik, 10:16