Dhunoi ish bashkëjetuesen tek sheshi ‘Skënderbej’ teksa policët e shikonin, shoqërohet autori në Tiranë

Dhunoi ish bashkëjetuesen tek sheshi ‘Skënderbej’ teksa policët e shikonin, shoqërohet autori në Tiranë

Pamje nga dhuna

TIRANË- Një 31-vjeçar është shoqëruar në komisariatin e Tiranës pasi tentoi të dhunonte ish bashkëjetuesen në sy të policëve teksa këta të fundit nuk reagonin pothuajse fare.

Lajmi u bë i ditur nga një video e JOQ ku duket momenti i dhunës. Policia sot ka njoftuar se ka shoqëruar autorin.

“Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin "Skënderbej", ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale "Dhuna në familje", pasi në sheshin "Skënderbej" ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.”- thuhet në njoftim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyshi: 27/06/2023 22:42

    Fermat duan dru edhe patrician...

    Përgjigju
  • sabri: 27/06/2023 19:22

    Po policat qe shikonin sna thate gje,sju vjen turp fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën