Nga hetimet për mashtrimet me Call Center, ka rezultuar se në llogaritë bankare të Call Center “Blu energy” s’ka asnjë para nga shumat e miliona euro vjedhura, afro 500 gjermanëve. Siç raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për mashtrimin përdoreshin dy platformat ‘Broker’ dhe ‘Globalix’, ndërsa dyshimet e hetuesve janë se paratë mund të jenë të konvertuara në ‘Bitcoin’ për të humbur gjurmimin. Para gjykatës të arrestuarit kanë refuzuar të japin deklarime. 14 prej tyre janë mbajtur në qeli me vendim gjykate. Aktiviteti i vjedhjes ndaj shtetasve gjermanë është zhvilluar që prej 2021.
Sipas SPAK pronari i Call Center “Blu energy”, Erion Kasmi, Xhulian Xhafa inxhinieri IT dhe vartësit e tyre duhet të mbeten në qeli, ndërsa ka kërkuar arrest shtëpi për 4 punonjëse. Pas letërporosisë gjermane u zbulua grupi që 'Blue energy call' me seli te Rruga e Kavajës është përfshirë në mashtrimin e rreth 2 mijë gjermanëve duke u marrë mbi 5 mln euro. SPAK ka kontrolluar 8 ambiente të Call Center-it “BLUENERGYCALL SHPK”, ndërsa zbulon se mashtrimi i shtetasve gjermanë ka nisur që në 2018 e në vijim.
Pronari Kasmi u kap në Rinas gjatë kohës që po tentonte të largohej nga vendi. Të arrestuarit akuzohen se përmes platformave BrokerZ dhe Globalix, mashtruan gjermanët që të investonin në bursë apo në metalet me vlerë dhe diamantet. Me pas paratë e vjedhura depozitoheshin në bankat off-shore.
PO MIR NA GJEJ SHTETI PUN ME RROG NORMALE QTPAGUJM 100DRITA 200USHQIME ME KURSIM 100UJ PER TPIR ETJE LRE PASTAJ TSMURESH QE DEL DIFICIT, EDHE BURSA KA Q N 2017-2018 NSHQIPERI. TANI U KUJTUAN QK KA REN PUN 1 ME 10. APO SKAN MAR M QOKAT PUSHTETARET EDHE POLCET E LESHIT, SE DERI DJE MERSHIN KAFE E THOSHIN MOS E VRIT MENDJEN. APO PUSHIMET E PUSHTETARVE KUSH MENDON SE I PAGUSHIN, APO MAKINA MBI 500K SI I KAN BLER POLITIKANTE. EDHE KJO PUN E BURSES SESHE E LIGJSHME PO ATA VIDHESHIN MCFTAS, KETA PO VJEDHIN HAPUR EDHE ASNJI SPO I PLAS MENDERJA SEPE ME KETA JEMI MESUAR E THEM HE SE SKEMI CA TI BEJM ME KETA QE BEJN LEK MCEFTAS - HAJD TI BEJM SHEMBULL SE SI KAN DHEN PJESN SHTETI...EDHE KET PUNEN E MASHTRIMIT BURS GJERMANT E ITALIANT NA E KAN MESUAR SE NUK DISHIM ASGJ MPARA
PërgjigjuARRESTOJINI KETA HAJDUTE,,KETA PLEHRA,,KETA LLUMRA TE POPULLIT SHQIPTAR,,,,,,PO NA FUSIN NE ARMIQESI ME GJERMANET,,,,JU VRAFTE ZOTI ISHALLAH,,,,,LEKET QE KENI VJEDHUR I BEFSHI HELM E ZOKUM E ILACE.....
PërgjigjuLlumi popullit jeni ju qe nuk fusni politikan qe po ju rropin leket tua dhe i votoni me doren tuaj jo kta qe punojn per buken e gojes..sepse shteti qe thoni ju nuk ju ofron vende pune te keni turp po kshu jeni ju spiune..