Një 28-vjeçar nga Shkodra u arrestua këtë të hënë pasi goditi dhe fyeu një efektiv të komisariatit të Shkodrës. Ngjarja ndodhi në 12 mars në rrugën “Salo Halili” ku i riu Gentian Musallari për motive të pazbardhura nga policia, qëlloi efektivin. 

Arrestimi i tij 2 ditë pas ngjarjes u bë në po të njëjtën lagje pranë banesës ku ai jeton. Mesa duket i Musallari, i cili ishte shpallur në kërkim, ka tentuar të rikthehet në shtëpinë e tij për të marrë para apo sende personale. 

Vënia e Musallarit në pranga u bë me urdhër të Prokurorisë ndërsa hetimet ndaj tij do të vijojnë për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. 

Ky nuk është rasti i parë brenda pak ditëve në Shqipëri që efektivët e policisë dhunohen nga qytetarë në krye të detyrës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)