Guxim Hamzallari, punonjës policie në Pogradec, është pezulluar nga detyra, pasi denoncimit të bërë nga qytetari Elton Muço se ai është ushtruar dhunë nga efektivi. Sipas tij policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorën edhe shpatullën pasi i përplasën derën. SHÇBA ka bërë pezullimin e punonjësit të policisë dhe ka ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
‘Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ "Stop", ku një qytetar pretendonte se ndaj tij, punonjësit e Komisariatit të Policisë Pogradec, kishin ushtruar dhunë fizike ju informojmë se: Më datë 03.10.2021, në ambientet e Komisariatit, është shoqëruar nga punonjësit e patrullës së përgjithshme shtetasi E. M., banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi gjatë "Festës së Verës", në Pogradec, në gjendje të dehur, ky shtetas kishte prishur qetësinë publike. Pasi është intervistuar nga ndihmës/specialisti i Policimit në Komunitet, shtetasi E.M., është lënë i lirë.
Më pas shtetasi E.M., ka bërë kallëzim pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Korçë, se dy punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme në Pogradec, kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku nga ana e prokurorit të çështjes, është marrë vendimi për mosfillimin e procedimit.
Pas transmetimit të emisionit mbrëmjen e sotme, ndaj punonjësit të policisë G.H., është marrë masa e pezullimit nga detyra.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.
Policia e Shtetit falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të policisë duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional.’- njofton policia.
Lajmi kryesor: