Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’! Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë

Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’! Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë

Elton Muço

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan dhunën e ushtruar ndaj tij nga disa punonjës të policisë.

Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë.

Mirëpo aty nisi edhe dhuna ndaj tij. Policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorrën edhe shpatullën pasi i përplasën derën.

Elton Muço thotë se i njeh disa prej policëve që e dhunuan.

“Në datë 3 Tetor në festën e verës këtu në Pogradec ka qenë një moment që siç mblidhen të gjithë me organizimin e bashkisë për festën që bëhet çdo vit, ka ardhur në një moment duke konsumuar diçka që kemi porositur për të pirë, ka kaluar polici mbrapa meje dhe më ka tërhequr vëmendjen një kushëriri im. Në një moment është afruar patrulla policore afër meje dhe më kanë tërhequr të shkoj pak me ta. Në moment që kam ecur drejt furgonit, ju kam thënë zotëri nuk hipi në furgon, më thuaj një arsye.

Nga ai moment kur i kam thënë më thuaj arsyen, janë kthyer me fjalë banale dhe njëri nga policët më ka goditur, pastaj më kanë goditur komplet. Njërin e njoha direkt, Kejsit Balliun edhe Emrat Dervishin, edhe gjatë rrugës, në momentin që hipi në furgon, polici përdorte fjalë banale.

Kur kam zbritur në degë jam dhunuar po në të njëjtën kohë deri sa jam shoqëruar te dhoma dhe në një moment nga dhuna e kryer, për vetëmbrojtje jam munduar që të mbështetem mbrapa derës të shmang dhunën ndaj meje, në atë moment jam goditur me shkelma dhe më kanë përplasur me derën duke më nxjerrë shpatullën. Në moment që kam kërkuar spitalin, dëgjoja policët që thonin aty të vdesësh. Dikush nga këta thoshte aman më ler 5 minuta sa të hyj t’ia shkul dhëmbët”, tregon Elton Muço.

Pasi e dhunuan, Policia e Pogradecit përpiloi dokumentacionin ku shkruante se Elton Muço ishte rrëzuar nga shkallët dhe për këtë arsye kishte nxjerrë shpatullën. Eltoni nuk pranoi ta firmoste këtë proces-verbal. Por në vend të tij firmosi kushëriri i Eltonit pasi donte vetëm që të nxirrte nga komisariati dhe ta dërgonte në spital. Në këtë rast Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Muços në raportin e shërbimit dhe ndalimit.

“Në momentin që kam dalë po mundoheshin të më detyronin të firmosja edhe po më mbanin dorën. Kam dalë, ka firmosur djali i tezes thjesht nga keqardhja që kishte se më ishin nxjerrë damarët e qafës. Firmosi deklaratën që bënin policët gjasme sikur i kam fajet unë dhe rrena. Unë nuk pranova. Ata shkruanin sikur unë isha gjasme i pirë dhe që rashë u pengova tek shkallët. Domethënë çfarë dëshironin ata”.

Kurse kushëriri i Eltonit tregon se gjithçka ndodhi për një keqkuptim.

“Unë jam djali i tezes së Erton Muços. Në festën e verës në Pogradec, ka ndodhur një keqkuptim midis kushëririt tim dhe Policisë së Pogradecit. Në ato momente e kanë shoqëruar për komisariat. Më pas kam vajtur unë. E shoh në gjendje tepër të rënduar, psikologjikisht, fizikisht. Ishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe kam qënë i detyruar të firmos për ta çuar tek Spitali i Pogradecit. Arsyeja dihet, sepse ai nuk ishte më në gjendje të qëndronte atje dhe dua, që të vihet drejtësia në vend për atë”.

Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda dhe ka lëshuar raportin 9-ditor. Elton Muco tregon gjithashtu se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë çështje dhe i janë ofruar edhe para për të mbyllur gojën. Ndërhyrja është bërë nga punonjës të tjerë të Policisë së Pogradecit, të cilët Eltoni i njeh.

“Më kanë ardhur shumë miq, më kanë ofruar si ta mbyllim këtë muhabetin. Polica janë edhe miqtë, që i kanë dërguar miqtë e tyre të brendshëm dhe më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thënë po qe se mendohesh mirë na merr në telefon e na thuaj sa do dhe ta mbyllim këtë çështje. Normale që s’do pranoj, nesër-pasnesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër”.

Emisioni “Stop” ka siguruar një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, ku polici kërkon që ky incident të konsiderohet i mbyllur.

Erton Muça- Ty ç’a të thanë?

Polici, Guxim Hamzallari- Ata çunat thanë: mirë është, mos të merremi me ato, kjo është ideja, unë hyra në mes, që ti të mos kesh probleme, e ato mos të kenë probleme. Më kupto situatën! Ça mendje ke ti Erton, më thuaj mua, që mos të lozim, mos të luajmë me lojra fjalësh koti?

Erton Muça- Ju kemi shtet juve, ju duhet të na mbroni ne, jo të na rrihni!

Polici, Guxim Hamzallari– Logjika është kështu siç thua ti më, unë jam 100%.

Erton Muça– Se po ta zësh nga një anë, ti thua kështu…

Polici, Guxim Hamzallari– Jam 100% me ty.

Erton Muça- Po pra!

Polici, Guxim Hamzallari– Jo 100, po 1000% me ty.

Erton Muça– Unë, po qe ashtu..

Polici, Guxim Hamzallari- Ajo iku, u harrua, këshilla ime kjo është: takohemi me ata çunat, t’i themi të të japim një kafe, një drekë, si t’ia marri mendja atyre, që dhe unë mos të ngatërrohem fare! Mua mos më keqkupto, sepse..

Erton Muça- Kjo është për një vetë, pse t’i ndodhi atij? Më kupton?

Polici, Guxim Hamzallari– E marr vesh.

Erton Muça- Vëre veten në atë situatë!

Polici, Guxim Hamzallari- Jam 100% me ty. Iku tani, u harrua.

Çështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit që bëri Eltoni në SHÇBA në Korçë. Por prokurori i çështjes, Gazment Frengu, pa hetuar vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje. /tvklan.al

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Dhunoi qytetarin fizikisht, SHÇBA pezullon nga detyra efektivi i policisë në Pogradec

Guxim Hamzallari, punonjës policie në Pogradec, është pezulluar nga detyra, pasi denoncimit të bërë nga qytetari Elton Muço se ai është ushtruar dhunë nga efektivi. Sipas tij policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorën edhe shpatullën pasi i përplasën derën. SHÇBA ka bërë pezullimin e punonjësit të policisë dhe ka ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

‘Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ "Stop", ku një qytetar pretendonte se ndaj tij, punonjësit e Komisariatit të Policisë Pogradec, kishin ushtruar dhunë fizike ju informojmë se: Më datë 03.10.2021, në ambientet e Komisariatit, është shoqëruar nga punonjësit e patrullës së përgjithshme shtetasi E. M., banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi gjatë "Festës së Verës", në Pogradec, në gjendje të dehur, ky shtetas kishte prishur qetësinë publike. Pasi është intervistuar nga ndihmës/specialisti i Policimit në Komunitet, shtetasi E.M., është lënë i lirë.

Më pas shtetasi E.M., ka bërë kallëzim pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Korçë, se dy punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme në Pogradec, kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Pas kryerjes së veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku nga ana e prokurorit të çështjes, është marrë vendimi për mosfillimin e procedimit.

Pas transmetimit të emisionit mbrëmjen e sotme, ndaj punonjësit të policisë G.H., është marrë masa e pezullimit nga detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të nisur menjëherë hetimin disiplinor për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të ligjit apo veprim arbitrar të punonjësve të policisë duke garantuar paanshmëri dhe reagim të menjëhershëm e profesional.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bratko: 13/01/2022 21:37

    Kush i ka bere police keta fshatare te qelbur.. E kledis nano hiqi keta plehra nje ore e me pare se nuk eshte here e pare qe bejne si te forte.. Keta vetem police nuk jane.. Ajd nje here ne pogradec o kledis e shikoi ça mostra jane. Te gjithe pa perjashtim te koruptuar e hiqen si te forte te bien me qafe kot me kot.. Kledis nano ne qofte se je burre bej detyren tende te lutem.. Ajde vi rregull ketu ne pogradec.. Me keta qe jane nuk ke se ku te ankohesh

    Përgjigju
  • Liku: 13/01/2022 09:37

    Polic fshatar pa shkolle dhe prokurori qe ka mbyllur dosjen vetem prokuror nuk eshte duhet te procedohet per mos kryerje te detyres

    Përgjigju
  • Beni: 13/01/2022 02:26

    Po nuk te mbruajti as policia nga kush ta kerkoje mbrojtjen njeriu i thjeshte. Ca plehrash

    Përgjigju
  • Paul: 13/01/2022 01:30

    Polic maskara. ...une do te kisha futur plumbin ne goje mor polic qen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse