Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj në Vlorë më pas u dogji shtëpinë, ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë (VIDEO)

Haki Bajrami, 51 vjeçari nga Kosova që dhunoi ish-vjehrrën dhe nipin e saj në Llakatund të Vlorës më pas u dogji shtëpinë, është ende në kërkim. Ndërsa policia ka arrestuar në Morinë bashkëpunëtorin e tij, Gëzim Bacajn së bashku me Durim Kelmendin i cili nuk kallëzoi krimin.

Gëzim Bacaj në bashkëpunim me Haki Bajramin kanë dhunuar 70 vjeçaren Luftie Fanajn dhe nipin e saj 14 vjeçar duke i lënë pa ndjenja brenda banesës së tyre. Më pas i kanë vënë flakën banesës duke shkaktuar edhe shkrumbimin e një banese tjetër në afërsi të saj.

Ndaj Haki Bajramit dhe Gëzim Bacajt rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa Durim Kelmendi akuzohet për moskallëzim krimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ka ndodhur mbrëmjen e 28 prillit, kur Haki Bajrami së bashku me Gëzim Bacajn kanë shkuar në shtëpinë e të moshuarës ku e kanë gjetur së bashku me nipin e saj. Konflikti e ka zanafillën në ndarjen e Haki Bajramit nga ish gruaja e tij, e ëma e 14 vjeçarit, e cila kishte ikur në Gjermani prej dy muajsh. DItën e djeshme i mituri ka shpjeguar sesi ish-njerku i tij e kishte dhunuar rëndë atë dhe gjyshen e tij brenda banesës dhe i kishin kërcënuar se do t’i digjnin të gjallë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!