Një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe ka kaluar orë tmerri në banesën e saj, në qytetin bregdetar. Ajo ka qenë prezente e një skene të tmerrshme, teksa babai i saj ka dhunuar gjyshin e saj.

Policia ka arrestuar shtetasi Bledar Islami, 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit, shtetasit L. I., 66 vjeç, në prani të vajzës së tij të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Dhunë në familje" parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com