DIVJAKË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashëjetueses së tij, ndërsa pas kontrollit në shtëpi u gjetën edhe 2 armë zjarri kallashnikov dhe 100 copë fishekë. Martin T., 34 vjeç, banues në Divjakë ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses 32-vjeçare me inicialet M.P banuese në Divjakë.

Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit" 

Divjakë

Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i gjenden dhe sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 krehëra dhe 100 copë fishekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: 

-Martin T., 34 vjeç, banues në Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.P, 32 vjeçe, banuese në Divjakë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 2 krehera dhe 100 copë fishekë.

Materialet hetimore e proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit" parashikuar nga Nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

me kallash sharrs dhune ne familje divjake
  (Armët e sekuestruara në banesën e 34-vjeçarit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com