Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit janë njoftuar se në një familje në Babrru, 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Algert Seda është prangosur nga efektivët dhe gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.
Ndërkohë gjatë kontrollit dhe në banesën tjetër të 39-vjeçarit në Gramsh, në fshatin Sojnik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda., 39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.