TIRANË- Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Shkozë, ku pas marrjes së informacioneve se një 50 vjeçar dhunonte dhe kërcënonte me thikë gruan dhe fëmijët, efektivët kanë ndërhyrë duke kryer arrestimin e tij.
Në pranga ka rënë Agim.B i cili ditën e djeshme (26 janar) në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve duke i kërcënuar se do t’i vriste me thikë.
Dhuna në familje dhe kërcënimi me jetë i bashkëshorteve, është kthyer në një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare, pasi vetëm ditën e djeshme (26 janar) u raportuan raste të ngjashme në Tiranë ku një 35 vjeçar dhunonte dhe mbante të mbyllura nënën, gruan dhe vajzën e mitur si dhe në Vaun e Dejës ku u arrestua 50 vjeçari që kërcënoi me thikë e sëpatë gruan dhe 4 fëmijët e mitur.