FIER-Erjon Agalliu dhe Arben Bleta, 42 dhe 54 vjeç, janë vënë në pranga nga policia e Fierit teksa një i tretë është shpallur në kërkim pasi kanë marrë peng për 2 orë një 25-vjeçar për shkak të një lavatriçeje. Policia njofton se 25-vjeçari fillimisht është dhunuar dhe më pas i është hequr liria.
"I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" e kryer në bashkëpunim. Në Fier u ndaluan për heqje të paligjshme të lirisë shtetasit Erjon Agalliu dhe Arben Bleta", njofton policia.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?
-
Po
73.8%
-
Jo
17.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1957
Lajme të tjera
-
Arrestohet 36-vjeçari në Fier, përndiqte vazhdimisht të miturën 17 vjeçe
22 Maj, 12:28
-
Merr flakë në ecje ruloti në aksin Levan- Tepelenë, nuk ka të lënduar
21 Maj, 22:19
-
Spektakël e garë hipizmi, çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit
21 Maj, 16:10
-
‘Ura që do lidh plazhin e Semanit me Darzezën gati për 4 muaj’, Rama shkëmben batuta me kryeplakun ‘pasionant’ të zonës
21 Maj, 11:09
-
Nxënësit e Patosit projekt shkencor për NASA-n, shkencëtaret Zalli mbështesin talentet e reja
20 Maj, 21:35
-
Përplasi për vdekje 67-vjeçari me motor në aksin Fier-Seman, braktis ‘Audin’ që ra në kanal shoferi, në kërkim nga policia
20 Maj, 19:38
-
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina! Lëndohen drejtuesit e mjeteve, dërgohen me urgjencë në spital
20 Maj, 07:34
-
‘Art trashëgimi’, ekspozohen 74 punime artistike në Apoloni! Parku i Apolonisë, destinacioni i preferuar i të huajve
19 Maj, 21:46
-
Punëtorët e inceneratorit në Fier ngrihen sërish në protestë për pagat, kërcënojnë me grevë urie: Na kanë gënjyer, dje na mbyllën telefonat
19 Maj, 09:09
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj, 08:26
-
Përfshihet nga flakët bombola në një banesë në Fier, lëndohen i moshuari, tentoi ta nxirrte jashtë
18 Maj, 16:33
-
U përplas me murin e karburantit në Fier, ndërron jetë pas 12 ditësh 22-vjeçarja
18 Maj, 09:49