Dhunuan e shkatërruan në ditën e 2 të protestës në Tiranë, nga 59 të arrestuar jepet masa për 17 prej tyre! 3 në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës nga 59 të arrestuarit, ku 3 janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje, mes tyre 2 të mitur. Gjatë ditës së sotme u dhanë vetëm për 17 persona, ndërsa për pjesën tjetër seanca do të zhvillohet në ditët në vazhdim.
Redaksia 13 Dhjetor 2020, 11:10 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 15:29
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 17 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës nga 59 të arrestuarit, ku 3 janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje, mes tyre 2 të mitur. Gjatë ditës së sotme u dhanë vetëm për 17 persona, ndërsa për pjesën tjetër seanca do të zhvillohet në ditët në vazhdim.
Për shkak të numrit shumë të lartë të të arrestuarve të arrestuarit janë ndarë në 3 grupe, nga tre gjyqtarë, edhe për shkak të ambienteve të vogla të sallave në Gjykatën Penale të Tiranës.
Kujtim Vraniçi do të caktoj masën e sigurisë për 12 të miturit, ku për dy u vendos gjatë seancës së sotme detyrim paraqitje. Ndërsa dy gjyqtaret, Ardjana Bera dhe Shefkie Demiraj, pjesën tjetër të protestuesve.
Këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën punonjësit e Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private.
Pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth 3 orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, tek Tajvani, në ish-Bllok, tek 21-shi, në hyrjen e Rrugës së Elbasanit, Banka e Shqipërisë, ndaj selisë së Partisë Socialiste, Ministrisë së Financave, në shumë biznese private e më gjerë. Protesta që nisën për vrasjen e të riut Klodjan Rashës precipitoi në dhunë ndaj policisë dhe shkatërruan thuajse çdo gjë që u doli para duke dëmtuar institucione, ambasada, biznese, semaforë e shumë objekte të tjera.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:25
Të arrestuar gjatë protestave në Tiranë/ Jepet masa për 2 të mitur, lihen në detyrim paraqitje
Gjykata penale e Tiranës ka dhënë masë e sigurisë për 2 të mitur duke i lënë në detyrim paraqitje. Ato janë arrestuar për dhunë dhe shkatërrim të pronës private gjatë protestave të dhunshme. Janë 12 të mitur që do të dalin para gjykatësit Kujtim Vraniçi, i cili do të vendos masën e sigurisë për to.
Shkaterrimtaret duhet ti paguajne demet qe kane bere
Përgjigju
Vetingu: 13/12/2020 16:22
Vazhdoni akoma me Ardjana Beraj ne drejtesi se ky vend ka per te ikur per lesh. Largojeni kete kerme qyqtare( jo gjyqtare) se eshte e mbuluar me llum dhe krim.
Përgjigju
Kokepalari i 21 janarit: 13/12/2020 15:38
Kalbini brenda qelbesirat dhe kerkojuni demshperblim. U bene qurrashet te perdhosin nje qytet te tere. Spo ne lene te nxjerrim kalamjte te gezojne pak per festa.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4377
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Shkaterrimtaret duhet ti paguajne demet qe kane bere
PërgjigjuVazhdoni akoma me Ardjana Beraj ne drejtesi se ky vend ka per te ikur per lesh. Largojeni kete kerme qyqtare( jo gjyqtare) se eshte e mbuluar me llum dhe krim.
PërgjigjuKalbini brenda qelbesirat dhe kerkojuni demshperblim. U bene qurrashet te perdhosin nje qytet te tere. Spo ne lene te nxjerrim kalamjte te gezojne pak per festa.
Përgjigju