Dhunuan dy të rinj nga Kosova se flisnin shqip, arrestohen katër autorët e sulmit në Serbi

Dhunuan dy të rinj nga Kosova se flisnin shqip, arrestohen katër autorët e sulmit në Serbi

Arrestimi i autoreve ne Serbi

BEOGRAD-Arrestohen katër autorët e sulmit ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad mes natës së shtunë dhe të diel. Lajmin e ka konfirmuar për mediat ministri i Brendshëm serb.

Ai ka theksuar se janë gjetur prova të mjaftueshme që të vendosin para drejtësisë katër të arrestuarit që dhunuan dy të rinjtë shqiptarë.

Ai mohoi akuzat se incidenti është kryer mbi baza etnike, ndërsa shtoi se do të zbardhet plotësisht ngjarja.

Njëri nga dy shqiptarët nga Kosova që u dhunua është Çlirim Maloku 19 vjeç. Ai ka deklaruar se sulmi ka ndodhur pasi grupi i serbëve i ka dëgjuar duke folur shqip.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë