Një person është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë dhunuar dy efektivë policie. Bëhet me dije se në pranga ka rënë I. L, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Losha u ndalua nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip 'Benz', në gjendje të dehur, po bënte manovra në rrugë. Ai ka kundërshtuar efektivët që të mos shoqërohej në komisariat, por u vu në pranga. Ndërkohë dy personat e tjerë dhunuan efektivët, duke mundur më pas të arratisen.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale " Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.