Në kërkim për dhunimin Elvis Elezin në një lokal në 2021, arrestohet në Tiranë një prej autorëve

Në kërkim për dhunimin Elvis Elezin në një lokal në 2021, arrestohet në Tiranë një prej autorëve

Gazment Kusta dhe Elvis Elezi

Bie në pranga të policisë Gazment Kusta, i shpallur në kërkim për ngjarjen e 17 shkurt 2021, ku së bashku me tre persona të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkop bejsbolli për të dhunuar Elvis Elezin, në Fushë Krujë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se arrestimi është bërë nga forcat Shqiponja në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit.

Kusta, 35-vjeç ka qenë duke lëvizur me makinë me një person tjetër, ndërsa ëhstë ndaluar nga forcat Shqiponja për kontroll dhe ka rezultuar i shpallur në kërkim. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Kusta, sëbashku me tre persona të tjerë dyshohet se më datë 17 shkurt 2021 së bashku me 3 persona të tjerë kanë hyrë në ambientin e një lokali në lagjen e ‘Bakushe Visha’ të Fushë-Krujës dhe kanë rrahur 30-vjeçarin Elvis Elezin. 35-vjeçari Gazmend Kusta ose i njohur ndryshe si Ceni ka fshehur makinën tip "Audi" që kanë përdorur për t’u larguar pasi kanë rrahur në një lokal Elezin.

Shkak i sherrit ka qenë prishje e pazarit të drogës, pasi Elvis Elezi ka qenë në burg si korrier droge në Kroaci. Për këtë ngjarje, policia ka ende të shpallur në kërkim edhe Geat Bakalli banues në Budull i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe shkopinj. Ata kanë zbritur nga një makinë dhe janë futur në një lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë bërë thirrje klientëve të mos lëvizin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës