EMRI/ Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar, 4 persona futen në lokal dhe rrahin të riun në Fushë-Krujë! Disa të shoqëruar

EMRI/ Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar, 4 persona futen në lokal dhe rrahin të riun në Fushë-Krujë! Disa të shoqëruar

Elvis Elezi

FUSHË-KRUJË: 4 persona me maska dhe të armatosur me kallashnikov, pistoletë dhe më shkopinj kanë hyrë dy netë më parë në një lokal në lagjen e ‘Bakushe Visha’ të Fushë-Krujës.

Report Tv raporton se në 4 personat e maskuar, kanë zbritur nga një makinë dhe janë futur në një lokal, dhe nën kërcënimin e armës i kanë bërë thirrje klientëve të mos lëvizin.

Më pas ato kanë tërhequr një të riun, të cilin fillojnë ta godasin me dhunë ç’njerëzore me një shkop e me mjete te tjera.

I riu i cili ka rënë pre e dhunës, quhet Elvis Elezi, banor i lagjes ku ka ndodhur ngjarja. Një vit me parë ka qenë pre e një sulmi me lëndë plasësë, pasi një sasi eksplosivi iu hodh në banesë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.

I dhunuari ka qenë arrestuar vite më parë për trafik droge në Kroaci, por ka disa vjet që ka dalë nga burgu. Aktualisht është i papunë dhe është prind i një fëmije të vogël. Policia e Durrësit nga varet dhe komisariati i Policisë Krujë, të cilët kanë reaguar për ngjarjen pas 3 ditësh. 

"Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se: Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij. 

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje", thuhet në njoftimin e policsë të pas 3 ditëve.

Natën e ngjarjes disa furgonë policia kanë ardhur nga Durrësi dhe kanë kryer disa kontrolle, por deri tani asnjë i ndaluar për ngjarjen e rëndë.

Pjese nga dhuna

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 19/02/2021 20:21

    Qe te hymns ashtu e te rrezikojne 4 maskara o ja ka ber borxh ose kan ngaterruar person si perhere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD