TIRANË- Një i ri është vënë në pranga dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim për dhunimin dhe grabitjen e një të mituri në Tiranë.
21-vjeçari banues në Tiranë u arrestua ndërsa 3 të tjerët të shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë byzylykun që mbante në dorë, një të mituri. Në vijim të veprimeve nisur hetimi edhe për një 47-vjeçari pasi i ka blerë grabitësve byzylykun e vjedhur, me qëllim për ta shitur atë në argjendarinë e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento