EMRAT/ Dhunuan policët që shkuan për t'u mbyllur lokalin, arrestohen 3 të rinj në Kamëz

 EMRAT/ Dhunuan policët që shkuan për t'u mbyllur lokalin, arrestohen 3 të rinj në Kamëz

Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi disa ditë më parë kanë kundërshtuar me dhunë policinë.

Në pranga kanë rënë Elson Koldashi., 24 vjeç,  Festim Tanushi, 23 vjeç dhe  Ardjan Hamzaj., 29 vjeç, të tre banues në Kamëz. Këta persona ishin shpallur në kërkim nga policia pasi me datë 05.07.2019, rreth orës 01.30 të mëngjesit pas një denoncimi për zhurmë në një lokal ata në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për t'i penguar në mbylljen e lokalit.  

Tashmë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/07/2019 09:51

    Armët ku i kishin policët apo prej lecke?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë