Dy persona të shpallur në kërkim janë ndaluar sot nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohen për vjedhje. Në pranga kanë rënë shtetasit Emanuel Muça, 19 vjeç, dhe Denis (Dashamir) Muça, 41 vjeç, të dy banues në fshatin Shtëpanjë, Njësia Administrative Gostimë Cërrik.
/Shqiptarja.com
Ndalimi i tyre u bë gjatë ditës së sotme në fshatin Shtëpanjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 07.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Këta shtetas, më datë 11.09.2016 në bashkëpunim me njëri–tjetrin dhe me një shtetas tjetër ndaj të cilit po punohet për kapjen e tij, në aksin rrugor Cërrik – Gramsh, në fshatin Banjë, dyshohen të kenë dhunuar rojen e automjeteve të një firme, shtetasin M.C., 56 vjeç banues në Gramsh.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com












