Dhunuan shqiptarët në burg
pezullohen tre gardianët

Dhunuan shqiptarët në burg<br />pezullohen tre gardianët
MANASTIR- Pezullohen nga puna tre gardianët e burgut të Manastirit që ushtruan dhunë mbi dy shqiptarët e arrestuar për rastin “Mostra”. Dy shqiptarët e dhunuar janë Fejzi dhe Haki Aziri.
Dhuna ndaj dy shqiptarëve të burgosur u denoncua nga familjarët e tyre. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Avokatit të Popullit dhe ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti kishte theksuar se do të marrin dënimin e merituar ata që shkaktuan dhunë ndaj të ndaj të paraburgosurve shqiptarë, ndërsa hetimet cuan në zbulimin e emrave të tre gardianëve.

Sipas mediave në Maqedoni ky është rasti I parë I masave disiplinore ekstreme që për shkak të keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve të pezullohen nga puna gardianët e burgut.

“Pezullimi nga puna është bërë në mënyrë që tu lihet rrugë e lirë hetimeve dhe të faktohe e vërteta si dhe mbledhja e dëshmive që të vërtetojë përgjëgjësinë e tre gardianëve” thuhet në komunikatën e burgut të Manastirit.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)