Dhuratë për ditëlindjen, De Biasi:
Më dorëzuan pasaportën shqiptare

Dhuratë për ditëlindjen, De Biasi:<br />Më dorëzuan pasaportën shqiptare
Trajneri italian i kombëtares kuqezi ka marrë sot pasaportën shqiptare. Teknikut të natyralizuar shqiptar i është  dorëzuar pasaporta shqiptare edhe pse më 28 Mars para ndeshjes me Armeninë iu dorëzua shtetësia shqiptare nga Presidenti Bujar Nishani.

Lajmin për marrjen e pasaportës shqiptare, De Biasi e ka konfirmuar përmes rrjetit social Facebook ku ka publikuar fotot.

“Sot më dorëzuan pasaportën shqiptare” shkruan tekniku në status.
 
Dorëzimi i pasaportës është një dhuratë për ditëlindjen e 59 të trajnerit, që i mbush më 14 qershor.

Ndërkohë që gjatë një emisioni në TVSH, tekniku është shprehur i hapur për të rinovuar sërish me Shqipërinë nëse do t’i kërkohet një gjë e tillë.
 
“Jam gati të rinovoj kontratën me Shqipërinë. Në të ardhmen nëse nuk do të jem trajner i Shqipërisë, do të më pëlqente të drejtoja në Francë ose në Spanjë, por jo në Itali”ka thënë De Biasi.
 
De Biasi është ambientuar maksimalisht në Shqipëri, teksa ka bërë një punë mjaft të mirë me grupin e lojtarëve të rinj që ka ofruar duke rinovuar kombëtaren në pak kohë.
 
Nëse Shqipëria do të kualifikohej për në kampionatin Europian të Francës me shumë mundësi FSHF dhe De Biasi do të arrinin marrëveshjen për zgjatje të kontratës.


de biasi
de biasi

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën