Dhurata Çupi akuza qeverisë: Fëmijët në Dibër shesin misra për të shkuar në shkollë, kryeministri nuk bën asnjë për të ndryshuar situatën (VIDEO)

Ish deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka akuzuar qeverinë se e ka mbytur vendin në varfëri, aq sa vogëlushët në Dibër gjatë gjithë verës kanë shitur misra e çajra të ndryshëm për të fituar pak para që të blinin libra dhe veshje për nisjen e shkollës, institucion që hap dyert ditën e nesërme për të pritur fëmijët.

Çupi shkruan se fëmijët në Dibër janë të braktisur nga qeveria, e cila nuk ka në plan të ndryshojë këtë gjendje, ndërsa një fëmijë i mitur që shfaqet në videon që ka shpërndarë zyra e PD-së shprehet se ka dalë me shit me ble rroba dhe se gjatë gjithë verës ka ndihmuar të atin me këtë punë.

"Nesër do të shikoni pamje nga fasada e qeverisë me shkollat, por duhet të njihni edhe një realitet tjetër, larg propagandës. Me dhjetëra fëmijë në rrugët e Matit e Dibrës dalin në rrugë për të shitur misra apo çajra të ndryshme, në përpjekje për të blerë librat ose veshjet për shkollën. Ministrat që kanë kaluar dy ditë më parë në atë rrugë me makina superluksoze as nuk kanë ndërmend të bëjnë diçka për të ndryshuar situatën. Varfëria dhe dëshira për dije luftojnë me njëra-tjetrën në çdo cep të Dibrës. Fatkeqësisht, tani kemi një kryeministër që nuk do t’ia dijë për fëmijët e Dibrës. Na duhet një qeveri që të luftojë varfërinë, bashkë me dibranët dhe t’u japë fëmijëve mundësinë për të mësuar dhe për të bërë përpara në jetë me dijet e tyre", shkruan Çupi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2020 04:11

    Shume mire qe mbledhin e shesin misra ,se mesohen me idene e punes se ndereshme qe ne vogeli,jo me idene e fitimit te shpejte me droge dhe as me te ndenjurit ne kafene gjithe diten.Ketu ne U.S.A.ka plot adoleshente qe sa arrijne moshen e lejuar nga shteti per pune ,filojne pune,dhe paradite shkojne ne shkolle,mbasdite shkojne ne pune.

    Përgjigju
  • Te pacipe: 13/09/2020 20:37

    Ne ate zone eshte shitur miser qe ne kohe te pordhes dhe shume mire bejne se nuk po shesin as nderin as familjen por punen e tyre. Jo si puna juaj qe keni shitur bythen me kohe. Aty kane yokat dhe direkt shesin prodhimet ne rruge, fundja per cfare I mbjellin apo per gjelberim. Po nxirrni ndonje problem tamam po merreni me topet e dashit.

    Përgjigju
  • Puna eshte nder: 13/09/2020 19:21

    Me mire te shesin misra se te shesin fytyren sic beni ju e femijet tuaj

    Përgjigju
  • Populli: 13/09/2020 18:05

    Pse nuk kane shitur misra femijet kur ke qene ti ne pushtet?!!! Kane shitur misra dhe mbledhur krom neper karierat e minierave. Po nese e harroni ju si politiqenj, nuk e harron populli jo.

    Përgjigju
  • Arber: 13/09/2020 17:57

    Ata prinder qe nuk i dalin per zot femijeve te tyre per rritjen dhe edukimin nuk ua ka fajin as qeveria dhe as perendia.

    Përgjigju
  • Dibrani: 13/09/2020 17:44

    Dolen kllujkst te kakarisin mbasi kane ngrene m., se pulat e kane ushqim te preferuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë