Dhurata Çupi në 'Pa protokoll': Harta e re territoriale të implementohet në zgjedhjet e ardhshme! S'e mohoj ngërçin në PD, na ndau 'non grata'

Reforma Territoriale që është në fuqi që prej 2014, sipas PD ka dështuar ndaj kërkojnë një hartë të re për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Pa protokoll” të Anduela Ndreut, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale ku do të kërkojnë që të rritet numri i bashkive.

“Ne folëm për një qasje tjetër në këtë reformë që duhet të mos dështojë dhe t’ju shërbejë qytetarëve. Nëse kthehemi sërish tek arroganca e votës, insistoj tek ekspertiza dhe studimet teknike e tek ajo që është e domosdoshme, shërbimi publik sa më pranë qytetarëve. Jemi të vendosur për një hartë të re territoriale që implementohet në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mendoj që reforma të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në fund të shtatorit, parlamenti voton ndarjen e re territoriale dhe ne kërkojmë rritje të numrit të bashkive”, tha Çupi.

Sa i përket përplasjeve brenda PD, Çupi tha se nuk mund të thotë se nuk ka por supozon se gjithçka erdhi nga vendimi i shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA e më pas Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, sipas saj demokratët duan fitore në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk mund të mohoj ngërçin në PD. Jam munduar që të jem në diskutimet e mia vetëm përbashkuese. Kam kërkuar bashkëpunim, jam e gatshme që të punojmë bashkë për t’i dhënë shqiptarëve një reformë të re. Të lëmë pakënaqësitë brenda demokratëve. Në zgjedhje duhet të shkojmë me kandidatë të përbashkët për tu përballur me keqqeverisjen. Non grata na ndau, por demokratët duan të fitojnë zgjedhjet. Le të bashkohemi e të lëmë qasjet individuale. Shpresoj që Berisha të mos e përfshirë PD në çështjet personale dhe të mos kostojë në zgjedhjet vendore”, tha Çupi.

Ndërsa për depozitimin e projektligjit të PD, përmes së cilit kërkon të bëhen publike dhe të aksesueshme nga të gjithë dokumentet e ish-sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm nga të prekurit, Çupi thotë se iniciative nuk merr shkas nga situata e krijuar së fundmi nga Autoriteti i Dosjeve me Ilir Metën, i cili rezulton si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. Sipas Çupit, projekti ka kohë që është gati.

“Nuk dua të shprehem se dje jam njohur me shkresën dhenuk kam asnjë informacion të detajuar dhe do isha e nxituar nëse do jepja iopinione. Nuk mund të mohoj tendencën e qeverisë për të bërë propagandë me çdo gjë. Është çështje shumë sensitive. Opozita e sotme duhet të kishte reaguar në atë kohë kur ishte në qeveri. Nuk dua të cenoj askënd pavarësisht se mua ligji nuk më përket për shkak të vitit të lindjes. Ne si opozitë kemi gati propozimin për deklasifikimin e dosjes së përfshirjes së figurave që kanë barrë të së shkuarës. Do ta depozitojmë ligjin në shtator. Ka qenë i përgatitur, nuk ka lidhje me atë që ndodhi dje”, tha Çupi.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar