Dhurata Dora nuk do të bashkëpunojë më me kompaninë e këngëtarit Blero Muharremi.

Lajmin e ka bërë publik vetë Dhurata në rrjetin e saj Instagram.

dhurata dora

Menjëherë pas lajmit kanë shpërthyer komente jo të këndshme nga fansat e saj ku e fajësojnë Dhuratën për ndarjen e supozuar të Bleros me bashkëshorten e tij Teutën, edhe pse çifti nuk e kanë pranuar publikisht këtë.

Dhurata ka shkruar sërish në Instagram për të sqaruar keqkuptimet që shkëputja nga bashkëpunimet me Bleron nuk ka aspak lidhje me Teutën.

dhurata dora

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)