Turqia i ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
Sipas mediave turke, që i referohen marrëveshjes dypalëshe të firmosur në nëntor 2025 mes dy vendeve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës turke, Hakki Susmaz, dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, avioni i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare, ndërsa shpenzimet e transferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.
Marrëveshja synon të thellojë partneritetin institucional mes Shqipërisë dhe Turqisë, veçanërisht në fushat e aviacionit civil, mbrojtjes dhe bashkëpunimit teknik, duke u konsideruar edhe si një gjest simbolik mbështetjeje për rolin dhe integrimin rajonal të Shqipërisë.
Avioni i konfiguruar për përdorim shtetëror ka një peshë maksimale 75,900 kg, fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P me mbi 7,000 cikle të mbetura secili dhe është i pajisur me sistemin AS400 airshow, por pa argëtim në bord apo lidhje interneti. Ky konfigurim përdoret shpesh në flota qeveritare e diplomatike, përfshirë vendeve të NATO-s.
Komente









Dhurata prr avionin qeveritar nuk eshte e vogel por kryesorja eshte qe qeveria me suficitin e larte ne buchet mund te bleje aksionet e turkish airlines dhe nga 10% qe ka sot te kete mbi 50% te ajsioneve dhe kjo do jete bisnes fitimprures per shtetin duke u bazuar ne shtimin e turizmit dhe haphen e aeroportit te Vlores. Por kryesorja edhte te gjejne nje manaxher te husj fhe e ardhmja edhte fitimpruresr
PërgjigjuAvion kalbesire.Po ia bejne gati Rames udhetimin e fundit!
PërgjigjuLeke xhepi i kane qeveritaret tane!
Përgjigjue ku eshte strategjikja ketu. meqe ramsi nuk ka me avion te auir albania ka blere kete acvionin turk, qe i thote se po ta bejme dhurate. tgani nuk do jete me as mnaskoti i ari alnania tani do udhetoje fiks m charter
Përgjigju