Dhurimi vullnetar i gjakut/ Presidenti italian i organizatës thirrje qytetarëve: Është e thjeshtë, të gjithë të kontribuojnë

Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetare të Gjakut me president Natale Capo Di Cassa, prej vitesh rezident në vendin tonë, duke u nisur nga nevojat e mëdha për gjak në bankës rajonale të gjakut Lushnje, ka organizuar pranë spitalit Ihsan Çabej një seance dhurimi vullnetar. Përveçse president i shoqatës Kapo Di Cassa ka dhënë dhe kontributin e tij duke dhuruar gjak për nevojat e të sëmurëve talasemikë por edhe kategoritë e tjera.

"Unë jam Italian. Jetoj në Shqipëri. Dhurimi i gjakut është diçka shumë e thjeshtë. Në verë kemi mungesë sepse shumica që dhurojnë gjak janë studentë, ndërsa në verë ata ikin me pushime dhe në këtë periudhë ne kemi nevojë. Ju bëj thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak. Dhurimi është diçka shumë e mirë. Sëpasi ndihmojmë pacientët që kanë nevojë, ndërsa e së dyti dhuruesit bëjmë analiza edhe për vete", shprehet Natale Capo Di Cassa .

Mjeku transfuzionist Endrit Suzaj, përgjegjes i Bankës Rajonale të Gjakut Lushnje, ju ben apel qytetarëve që të dhurojnë gjak për të plotësuar nevojat e pacienteve të shumtë që trajtohen me gjak në Lushnje.

"Nevoja për gjak gjatë kësaj stine është shumë  e madhe si pasojë e aksidenteve automobilistike dhe si pasojë e sëmundjeve kronike. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për gjak  edhe për pacientët Talasemikë. Ata kanë nevojë çdo 5 javë dhe nuk mund të presin gjakun", thotë Endrit Suzaj.

Kreu i shoqatës së Talasemikeve të Lushnjes, Dritan Sema shprehet se nevojat nga kjo kategori të sëmurësh janë të shumta.

"Sezoni veror ështe më problematiku për dhurimin e gjakut. Duhet një sensibilizim i madh duke ditur se dhurimi i gjakut është diçka shumë humane. Ndërsa dhuruesit kanë përfitime edhe për vete", deklaron Sema.

Kjo nismë u përqafua edhe nga moshat e reja, ku dhuruesit ishin të shumtë.

"Jemi dy shokë dhe kemi ardhur për të dhuruar gjak pasi është diçka shumë e mirë për talasemikët. Ma këshilloi shoku im. Shpresoj që të ndihmojmë njerëz në nevojë". thonë disa të rinj për Report tv.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja