Dhuro në Smile.al

Dhuro në Smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al.

Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përgjatë një periudhe 3 mujore dhe pas një vlerësimi nga ekspertët përkatës sipas kritereve të vendosura, janë përzgjedhur 11 projektet fituese.

Këto projekte përfshijnë një gamë të gjerë fushash, nga mirëqenia sociale dhe solidariteti, arsimi dhe trajnimet, mjedisi, inovacioni dhe veprimtaritë sportive. Platforma Smile.al, si e para platformë croëdfunding në Shqipëri, mundëson mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat e interesuar kudo ku ndodhen në botë, duke i dhënë mundësinë gjithkujt të informohet mbi projektet e hapura, kontributet financiare ose vullnetare që kërkojnë për t’u realizuar, fushën përkatëse, dhe të përzgjedhin një ose disa projekte për të dhënë direkt online kontributin e tyre. 

E veçanta e platformës Smile.al është se ajo ofron një siguri maksimale për çdo kontribues pasi siguron transparencë të plotë për çdo dhurim që bëhet, informim në kohë reale për ecurinë e kontributit për çdo projekt të mbështetur, si dhe informim mbi implementimin e projektit deri në finalizim.

Mbledhja online e fondeve nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, me anë të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme sociale për një mirëqenie të gjithë shoqërisë. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Mbledhja e fondeve inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre. Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses, nëse të gjithë jemi të gatshëm të dhurojmë diçka. Programi Smile.al ofron potencial të madh për bashkimin e burimeve, qoftë në para apo në natyrë, përmes modelit të mbledhjes së fondeve online, pavarësisht nëse kontribuesit janë në Shqipëri apo jashtë saj.

Platforma Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Platforma vjen si një nismë e drejtuesve dhe aksionarëve të bankës për të krijuar një platformë e cila shërben për te rritur vetëdijen në radhët e publikut dhe për të motivuar njerëzit të kontribuojnë sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë shqiptare.

Fondacioni Credins vjen ne partneritet strategjik me disa prej Institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania, apo Fondacioni Vodafone si dhe Grant Thornton. Secili partner do të kontribuojë në promovimin dhe funksionimin sa më të mirë të platformës, duke garantuar një përzgjedhje të suksesshme të projekteve që do të implementohen me kontribut nga publiku. 

Ftojmë secilin prej jush, që të dhurojë në Smile.al, pasi platforma ofron një mënyrë të re të menduarit si dhe të vepruarit. Në rastet kur ka objektiva e projekte shumë specifike, por edhe kur ka garanci të qëndrueshme për transparencë e përgjegjshmëri absolute, kontributi i secilit prej nesh si person, sado i vogël, është shumë i çmuar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre