Di Caprio : Dua një grua të ndershme…!

Di Caprio : Dua një grua të ndershme…!
Duket se aktori Leonardo Di Caprio e vlerëson më shumë ndërshmërinë, sesa bukurinë tek një femër, ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e ndarjeve të tij nga disa lidhje që ka pasur më parë. “Nëna është gjëja kryesore në jetën time. Të kesh një grua të ndershme si ajo, është gjithçka. Është njësoj si të kesh një thesar dhe unë jam në kërkim të një gruaje të ngjashme me nënën time”, deklaroi aktori i famshëm për ‘Access Hollywood’. Ja pra kush është arsyeja se pse Leonardo Di Caprio është ndarë dy herë nga modelja Bar Rafaeli dhe gjithashtu nuk i ka mbushur mendjen as super-modelja Gisele Bundschen. Protagonisti i ‘Titanic’ ka theksuar më parë se martesa e tremb: “Kam parë shumë lidhje të miqve të mi që kanë përfunduar në ndarje dhe kanë qenë martesa që dukeshin se do të zgjasnin përgjithmonë. Kjo gjë më ka stepur.” Për momentin, Di Caprio po shoqërohet me modelen Erin Heatherton

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve