Tanimë që Robert Pattinson i ka dhënë fund lidhjes me Kristen Stewart, ka vendosur të qëndrojë i qetë dhe të reflektojë pas goditjes që i dha aktorja, kjo pasi nuk ishte e lehtë për të tradhtia që i bëri Kristen me regjisorin e martuar Rupert Sanders.

Por si duket miku i tij Leonardo Di Caprio nuk është në të njëtën mendje me të.

kristen stewart

Ai i ka sugjeruar dhe e ka ftuar Robertin të kalojë verën në Majemi, pranë tij, ku do të argëtohen në shoqërinë e femrave të tjera.

Leo njihet për marëdhëniet e tij me shumë femra dhe këtë herë i duhet të jetë “këshilluesi” personal i zemërthyerit Robert.

leonardo di caprio

Sipas një burimi Leo i ka thënë aktorit se ai është mjaft i ri për të rënë aq poshtë dhe duhet të nxjerrë në pah anën e tij të egër.

Më tej Di Caprio i ka sugjeruar Robertit të largohet për një periudhë nga Los Angelesi, ku ka mjaft kujtime me Kristen si dhe shumë miq të përbashkët.

robert pattinson

(b.t/shqiptarja.com)