Di Caprio thyen mallkimin
vjen OSCAR-i i parë në karrierë

Di Caprio thyen mallkimin<br />vjen OSCAR-i i parë në karrierë
Leonardo Di Carpio rrëmben kupën e parë të fitores në Oscar si protagonist në filmin "The Revenant". Pas shumë nominimeve resht për të fituar çmimin më të madh të kinematografisë, më në fund ia ka dalë në moshën 41-vjeçare. Vendimi i Akademisë Amerikane të Filmit u mirëprit në sallën e "Dolby Theatre" me duartrokitje, e brohorima të gjata në mbështetje të aktorit ku të gjithë u ngritën në këmbë.
 
DiCaprio ka dhënë një fjalim shumë të bukur dhe ka falenderuar bashkëpunëtorët si në filmin “The Revenant” ashtu edhe ata në gjithë karrierën e tij, duke mos harruar as regjizorin e madh Martin Scorsese.
Disa nga filmat ku ka luajtur Leo Di Caprio janë: "The Aviator", "Blood Diamond", "Il lupo di Wall Street", "Gangs of New York" e "The Departed", al "Grande Gatsby" , "Titanic" ku di Carpio nisi famën si një yll botëror.

di caprio
 
Aktorë të tjerë kanë pritur më gjatë për të rrëmbyer një trofe të OScar, si Paul Neëman që Oscarin e tij të parë e fitoi 60 vjeç. Mjafton vetëm të përmendim gjigantët absolutë si Alfred Hitchcock dhe Stanley Kubrick të cilët në karrierën e tyre nuk e kanë marrë kurrë statujën e artë për regjisorin më të mirë. Apo edhe rasti i Peter O'Toole i cili ka pasur 8 nominime në një periudhë 45-vjeçare ( i pati për "Lawrence d'Arabia" në 1962, i fundit për "Venus" në vutun 2006) dhe asnjëherë nuk ka fituar.

oscar

Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme