Di Maio: Italia në krah të Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE-së, lufta kundër korrupsioni komponent kyç

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Italisë në proceset integruese të Shqipërisë në rrugëtimin evropian.

Në fjalën e tij sot në tryezën rrumbullakët me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’, Di Maio vlerësoi se lufta kundër korrupsionit është një komponent kycc në ecjen para të vendit drejt BE-së.

"Shpreh këtu mbështetjen e Italisë për rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhe në këtë drejtim lufta kundër korrupsionit është një prej kushteve kryesore.

Korrupsioni dëmton marrëdhënien midis institucione, minon rrënjët e shtetit të së drejtës, gjithashtu edhe besueshmërinë e njerëzve në sistem.  Korrupsioni rrit më tej edhe pabarazinë, largimin e kapitaleve dhe nuk inkurajon shtetasit që të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.

Pandemia ka ngadalësuar edhe përpjekjet për ta luftuar korrupsionin. Ne jemi të angazhuar edhe në kuadër të OSBE të luftojmë më shumë korrupsionin duke hartuar strategji efektive.

Shqipëria dhe Italia kanë bashkëpunuar shumë, si në nivel dypalësh ashtu edhe shumëpalësh. Ne do ta mbështesim Shqipërinë edhe në këtë sfidë, kjo e lidhur ngushtë edhe me mbështetjen tonë të madhe për rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian. Shqipëria dhe Italia ecin bashkë. Të gjithë bashkë mund të shohim me besim drejt BE-së", tha Di Maio.


Lajmi kryesor:

I pranishëm edhe ministri italian Di Maio, zhvillohet në Tiranë tryeza për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion