Di Matteo: Donis Avdijaj talent i 
madh që premton për të ardhmen

Di Matteo: Donis Avdijaj talent i <br />madh që premton për të ardhmen
Donis Avdijaj, talenti shqiptar nga Kosova po shkëlqen me Sturm Graz në Austri, dhe kjo ka bërë që të tërheqë edhe vëmendjen e Roberto Di Mattero, trajnerit të Shalkes ekip që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.

Duke folur për mediat gjermane, Di Mateo e ka vlerësuar talentin duke shtuar se po ndjek me vëmendje formën që Avdiaj po e kalon në kampionatin austriak. Italiani u shpreh se në fund të sezonit do të analizojnë këtë situatë duke vendosur për të ardhmen e shqiptarit.

"Avdiaj është një talent i madh. Ne kemi patur oferta për ta shitur atë, por nuk e kemi lejuar sepse bëhet fjalë për një talent premtues. Përvoja në Austri sigurisht se do të jetë e mirë për të dhe për ne. Në fund të edicionit do të analizojmë situatën e lojtarit dhe do të shohim se çfarë është e mirë për lojtarin" ka thënë Di Matteo.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë