Di Matteo: Kam mbështetjen e futbollistëve, të kalojmë serinë negative te Chelsea

Di Matteo: Kam mbështetjen e futbollistëve, të kalojmë serinë negative te Chelsea
Trajneri aktual i Chelsea, Roberto Di Matteo ka lavdëruar seriozitetin e lojtarëve të tij në ditët e para si trajner i skuadrës. Di Matteo ka theksuar se në skuadrën e tij nuk ka përçarje dhe se të gjithë lojtarët janë me të.

”Secili lojtar është në anën time dhe ky fakt më gëzon më së shumti. Ne të gjithë së bashku i kemi objektivat tona dhe po punojmë shumë për ti arritur ato” deklaroi Di Matteo.

Trajneri Italian ka komentuar edhe situatën që po kalon Fernando Torres.”Ai është djalë shumë i zgjuar. Momentet e mira shpejtë do të vijnë për të. Secili person ka një periudh të keqe në jetë por Torres shpejtë do ta kaloj atë” deklaroi Di Matteo.
Trajneri italian ka debutuar me fitore në ndeshjen e parë në FA Cup në fitoren e Chelsea 2-0 ndaj Birminghamit, ndërsa ndeshja e radhës për Di Matteon do të jetë në Premier League ndaj Stoke City.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj