Një grup studentësh iu bashkuan protestës së një grupi pedagogëve para Kryeministrisë. Ata iu përgjigjen me të njëjtën mënyrë karrigeve me mesazhin dialog që kishte vendosur kryeministri Edi Rama para godinës së qeverisë. Pranë kryeministrisë vendosën pankarat me arrestimin e të riut Klevi Metaj, i cili u prangos te dera e Ministrisë së Arsimit që është përdorur jo pak herë si simbol i kësaj proteste. Një tjetër pankartë ishte s’bëjmë dialog me kriminelë, apo foto nga momenti kur një polic shty të riun që qëndronte në këmbë te Ministria e Arsimit. Episod që ka sjellë pezullimin e dy policëve nga detyra.


Lajmi kryesor:

Një grup pedagogësh i bashkohen edhe sot protestës, përmbysin ‘karriget e dialogut’! Në krye ish-zyrtari i SHIK-ut të Berishës: Rama të dorëhiqet! Nuk mungon as dhëndrri dhe vajza e Berishës (VIDEO)