Dialogu, ish-ambasadori i Kosovës: Pa njohje formale, relacionet të pa-zakonshme! Kontesti 'Mother Land' i palogjikshëm

Dialogu, ish-ambasadori i Kosovës: Pa njohje formale, relacionet të pa-zakonshme! Kontesti 'Mother Land' i palogjikshëm

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj ka reaguar mbi situatën politike dhe deklaratat që vinë nga Prishtina zyrtare sa i takon dialogut me Serbinë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ish-ambasadori jep disa argumente se pse nuk qëndron oferta e zgjidhjes së kontestit “Mother Land” Kosovë-Serbi, e cila sipas tij është e palogjikshme, madje kontraproduktive.

REAGIMI

"Secesion apo shpërbërje jo konsensuale e RSFJ-së?!

Cilat janë argumentet që Kosovën e trajtojnë si rast sui generis dhe nuk mund të trajtohet si precedent?

Stepah Terret në veprën e tij të vitit 2017: The Dissolution of Yugoslavia and the Badinter Arbitration Commission: A Contextual Study of Peace-Making Efforts in the Post-Cold Ëor Ëorld, vënë në pah se që nga fundi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, kjo pikëpamje është bërë një nga temat më të debatuara në historiografi dhe diskutim publik. Gjatë dekadave të fundit, një numër i madh i kërkimeve i është kushtuar kuptimit të shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe rolit të politika ndërkombëtare, duke përfshirë implikimet e ndërhyrjeve të ndryshme ligjore, diplomatike, politike dhe ushtarake në Kosovë mund të ketë si për komunitetin ndërkombëtar ashtu edhe për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pasojat më të diskutueshme dhe historike dolën nga aktet e Kushtetutës e vitit 1974 për organizimin shtetëror të Jugosllavisë, të cilat më vonë u përdorën si bazë ligjore për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe u interpretuan nga këndvështrime të ndryshme nga palët në konflikt të armatosur në ish-Jugosllavi. Sipas Kushtetutës së vitit 1974 koncepti i se të drejtës sovrane ushtrohej nga njësitë federale dhe se federata kishte vetëm autoritetin që i ishte transferuar në mënyrë specifike me kushtetutë.

Kur thuhet se Kosova është një rast sui generis ka bazë politike, asnjëherë bazë juridike-ndërkombëtare krijimi i saj si shtet, devijon nga standardi normativ i ligjit ndërkombëtar shkaku i represionit serb intensive, janë hipoteza profesionale të cilat mejtojnë të ofrojnë kahje pozicionit ndërkombëtarë të Kosovës, por kujtoj po ashtu se dhe determinon pozicionin negociues karshi Serbisë.

Në procesin e shpërbërjes së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ-së) Komisioni i Arbitrazhit në përbërje të kryetarit të Këshillit Kushtetues të Francës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Italisë, dy përfaqësueseve të Presidencës Federative të Jugosllavisë, si dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Spanjës dhe Kryetarin e Gjykatës së Arbitratzhit të Belgjikës – Komisioni i Badinterit.

Në letrën nga Kryetari i Konferencës për Jugosllavinë, Lord Carrington, nëntor 1991, janë shtruar pyetjet juridike. Në këtë kontekst janë shtruar pyetjet nga palët në konflikt.

Derisa Serbia konsideron se ato republika të cilat kanë deklaruar pavarësinë apo sovrane janë shkëputur (seceded) apo do të shkëputen nga RSFJ, e cila sipas saj do të vazhdon të ekziston.

Republikat e tjera, përkundrazi konsiderojnë se nuk bëhet fjalë për secesion (shkëputje), por bëhet fjalë për dezintegrim, apo ndarje të RSFJ-së, si rezultat i vullnetit të një numri të republikave.

Edhe pse Komiteti i Badinterit nuk e trajton Kosovën si njësi e federatës me të drejtë të Vetëvendosjes, në opinionin një (1 – I.L.M f: 494) të dokumentit të Badinterit, në pyetjen juridike – nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare RSFJ nuk përmbush më kriteret e një “shteti”, sepse organet qeverisëse janë të pafuqishme. Përbërja dhe funksioni i organeve të federatës, qoftë Presdienca, Këshilli Federativ, Këshilli i Republikave dhe Krahinave, Këshilli Ekzekutiv Federativ, Gjykata Kushtetuese apo Armata Federale (APJ), nuk plotësojnë më kriteret e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të qenësishme në një shtet federal.

Në mes tjerash Komiteti konstaton se RSFJ është në proces të shpërbërjes dhe se territori i republikës nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e republikës dhe as territori i krahinës autonome pa pëlqimin e krahinës autonome.

Në rastin konkret të Kosovës, përpos historikut të qartë të okupimit dhe aneksimit ushtarak nga Mbretëria e Serbisë, dhe anektimit konsitucional pas Kongresit të Berlinit (1878) – Constitution of Kingdom of Serbia 1903, Art 4; gjegjësisht Konferencës së Parisit (1918) – Nationality Laë of Serbia, 1928 Part 4; Sect. 55; Konferencës së Jaltës (1945); abolimit të Kushtetutës së vitit 1974 të RSFJ-së, verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës (që është organ i OKB-së), ofron dëshmi se Kosova është hallka e fundit e zbërthimit të RSFJ-së. Pra Kosova është suksesor i RSFJ-së dhe nuk nuk mund të konsiderohet secesionizëm nga Serbia. Për më tepër kur Rezoluta e OKB-së 1244 trajton RFJ-në (e cila nuk në të drejtën ndërkombëtare nuk tarjtohej si pasuese e RSFJ-së), si subjekt ndërkombëtarë dhe jo Serbinë, e cila ishte vet pjesë e federatës së përbashkët me Malin e Zi.

Itinerari i cili e vendos Kosovën në kontekstin sui generis dhe jo precedent politiko-juridik:

• Abolimi i Kushtetutës 1974 dhe vendosja e Kosovës pa legjitimitetin (pjesëmarrjen) politik të shumicës së popullatës së Kosovës, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë (1990), si pjesë përbëreëse e saj. Më 1992 nxjerret Kushtetuta e Zhablakut e cila shpalli Republikën Federale të Jugosllavisë në të cilën përsëri nuk ka patur përfaqësim politik të popullatës shumicë të Kosovës. Së këndejmi që të dz kushtetutat nuk kanë gëzuar legjitimitet mbi popullatën shumicë shqiptare të Kosovës.

• Përjashtimi nga jeta publike, dhunimi i të drejtave politike, thyerja kontante e të drejtave të njeriut, të drejtave në punë, arsimimi në gjuhën amtare, mbyllja e mediave, ndalimi i publikimeve të mjeteve të informimit, dhunimet fizike, likuidimet në baza nacionale;

• Politika e tokës së djegur, krim kundër njerëzimit, spastrimi etnik me elemente të qarta të gjenocidit;

• Ndërhyrja legjitime e NATOs për të ndaluar katastrofën humanitare;

• Vendosja e administrimit ndërkombëtarë (8 vjet) – Administrim nga OKB përmes Rezolutës 1244;

• Trajtimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si agjension i OKB-së, e cila nxjerr verdiktin sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombatëre;

• Responsibility to Protect – R2P (Përgjegjësia për të Mbrojtur është është normë ndërkombëtare që synon të sigurojë që bashkësia ndërkombëtare të mos dështojë më kurrë në ndalimin e krimeve të mizorive masive të gjenocidit, krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit. Koncepti u shfaq si përgjigje ndaj dështimit të komunitetit ndërkombëtar për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate mizorive masive të kryera në Ruandë dhe ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990.

Pse nuk është Kosova precedent për rastet tjera?

Po ta krahasojmë rastin e Kosovës me Nagorni Kharabah, Osetinë Jugore, Abhazinë, Transdnjestrinë, apo Krimea, Luhansk, Donetsk and parts of Zaporizhzhia dhe Kherson, janë disa komponentë historike, juridike dhe të së drejtës ndërkombëtare të cilat ofrojnë qartësi.

Siç u trajtua në tekst, Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 nga “oblast” shndërrohet në autonomi me kompetenca të larta, si dhe merr pjesë drejtpërdrejtë në organet federative. Në rastet e territoreve të përmendura në Azerbejxhan, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë, në kohën e Bashkimit Sovjetik, këto territore të quajtura “oblast”, sip ishte Kosova deri më 1974,nuk kanë marrë pjesë në qeverisjen qëndrore, por ishin vetëm pjesë përbërëse të sovjeteve. Andaj, e drejta kushtetuese nuk u lejonte këtyre territoreve të drjetën për të realizuar vetvendosjen jasht kornizave territoriale të sovjetit, sot shtetit egzistues, si psh: Gjerorgjisë, Azerbejxhanit, Moldavisë apo Ukrainës.

Një element me rëndësi që e dallon qartë Kosovën nga territoret në fjalë është se pas periudhës së gjatë të represionit shtetërorë nga ana e institucioneve gjyqësore, administrative, policore-ushtarake, dhe rezolutave të Këshillitt ë Sigurimit të OKB-së, pason ndërhyrja e aleancës ushtarake të NATOs. Në rastet që po I trajtojmë ndërhyrja për të “shkëputur” këto territore nga shteti amë ka ardhur nga një shtet tjetër fqi, në këtë rast nga Rusia e cili ka ndërhyer me arsenalin ushtarak, për të pushtuar territoret e shteteve sovrane.

Ajo që e bënë Kosovën sui generis është administrimi i gjatë ndërkombëtarë, si dhe verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, si agjension i OKB-së. Në asnjërin nga rastet e territoreve të përmendura, nuk bëhet fjalë për administrim ndërkombëtarë, para deklaratës së pavarësisë, dhe poashtu nuk janë trajtuar nga agjensione juridike ndërkombatëre. Andaj trajtimi i Kosovës si subjekt i secesionit (shkëputjes) nga Serbia nga aspekti politik por edhe juridik, periudhën nga shpërbërja e RSFJ-së më 1990, deri më 1999 e pranon si të qenë realitetin juridik të vendosur në mënyrë jo-legjitime dhe me legalitet të dyshimtë.

Sipas profesor Malcolm Shaë, temë e shumë debatuar është vetëvendosja si kompenzim për të arsyetuar shkëputjen jashtë kontekstit kolonial. Juristët që e interpretojnë të drejtën e vetëvendosjes në këtë mënyrë përgjithësisht pohojnë se çdo përpjekje për të pretenduar shkëputjen si një mjet juridik duhet të paktën të tregojë se:

(a) ata që duan të shkëputen janë një “popull” (në një kuptim të njohur nga komuniteti ndërkombëtar);

(b) shteti nga i cili ata po shkëputen shkel rëndë të drejtat e tyre njerëzore; dhe,

(c) nuk ka mjete të tjera juridike efektive sipas ligjeve të vendore ose të drejtës ndërkombëtar.

Në hulumtime dhe studime për shtetet apo territoret që kanë shpallur pavarësinë e të cilat nuk janë pjesë e kornizës ndërkombëtare, apo anëtare të OKB-së, trajtohen në formë krahasimore apo holistike, duke anashkaluar: historikun e këtyre vendeve si dhe trajtimin juridik ndërkombëtar.

Në studimin Unrecognized States: A Theory of Self-Determination and Foreign Influence, punuar nga autorët Kristy Buzard nga Syracuse University, Benjamin A.T. Graham nga University of Southern California, dhe Ben Horne nga University of California, San Diego, vendet që kanë shpallur pavarësinë, i quajnë si shkëputje/secesion nga e ashtuquajtura “Mother Land”.

Me këtë kronologji historiko-juridike bie hipoteza se e ashtuquajtura “Mother Land” apo “predecessor State” (shteti amë, apo shteti paraardhës) i Republikës së Kosovës është Serbia.

Juridikisht, pas Konferencës së Jatës (1945) dhe formimit të OKB-së (1948), Kosova si “neëly independent State” ka dalur nga procesi i zhbërjes jo-konsensuale dhe të dhunshme të RSFJ-së.

Meqenëse për Kosovën, në aspektin juridik ndërkombëtar RSFJ nuk ekziston, dhe Serbia nga asnjë këndvështrim, qoftë ai politik, apo juridik nuk është shteti amë (meqë shteti amë i të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë është RSFJ) atëherë oferta e zgjidhjes së kontestit “Mother Land” Kosovë-Serbi është e palogjikshme, madje kontraproduktive.

Për më tepër në pikën 9 të Deklaratës së Pavarësisë së Republikës

së Kosovës ndër të tjera thuhet: “…marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ishRepublikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive…”

Arritja e Marrëveshjes Ligjërisht Obligative mund të arrihet me akomodim të komunitetit serb përmes një trupi legal dhe legjitim – Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, subjekt i Kushtetutës së shtetit unitar të Kosovës. Konsiderohet se arritja e një marrëveshje “bazike” për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në thelb vet Marrëveshja Obligative, pra marrëveshja përfundimtare. Nuk mund të quhet relacione normale p.sh ato me Greqinë e cila ende nuk e ka njohur Kosovën, edhe pse të dy vendet kanë përfaqësi në nivel të zyrave përmes të cilave zhvillohet komunikimet ekonomike, tregtare, dhe ato politike, frekuentive. Pa njohje formale, relacionet janë të pa-zakonshme, janë para-diplomatike (pre-diplomatic comunication)", ka shkruar Albert Prenkaj, ish-ambasador i Kosovës në Itali.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja