Dialogu Kosovë-Serbi, analisti: Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshjes finale, s'do të ketë marrëveshje fare

Dialogu Kosovë-Serbi, analisti: Nëse Asociacioni nuk është pjesë e marrëveshjes finale, s'do të ketë marrëveshje fare

Njëri nga themeluesit e KIPRED dhe analisti politik, Lulzim Peci, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova, duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, por, kjo duhet të ndodhë në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Peci i cili ka mbajtur edhe pozita diplomatike pas pavarësisë ka thënë se Kosova e ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 me të cilën parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Unë mendoj se kjo duhet të bëhet në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë -Serbi. Në Prishtinë rreth kësaj ka mendime të ndryshme. Por duhet të jemi të qartë – kjo nuk është Asociacion i komunave serbe por Asociacion i komunave me shumicë serbe. Qeveria aktuale deri tash nuk ka dashur ta implementojë këtë marrëveshje, e ata që tash janë në opozitë e kanë mbështetur derisa kanë qenë në pushtet. Opozita konsideron se themelimi I Asociacionit duhet të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shtuar Peci.

Sipas tij, Qeveria herët ose vonë do ta implementojë marrëveshjen për Asoaciacionin.

“Nëse Asociacioni nuk do të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes finale të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të ketë marrëveshje fare” ka thënë Peci./Express/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/02/2022 03:58

    Z.Peci cfare po flet per asosacionet serbe?! /Ali-Hoxhe,Hoxhe-Ali/ e njejta gje eshte,puna eshte qe mos na krijohet ndonje precedent si Bosnja,se serbet kaq duan.U jep doren, te marrin krahun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar