Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti bisedë telefonike me Escobar: Ky proces të përfundojë me njohje reciproke

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti bisedë telefonike me Escobar: Ky proces të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kurti bën me dije së është diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, ku thekson se ky dialog duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut dhe nevojën për të pasur rezultate, progres në një proces që duhet të përfundojë me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një bisedë telefonike me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres që përqendrohet në njohje reciproke”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se dy ditë më parë, në Bruksel u mbyllën takimet me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, por pa një datë për një takim trepalësh, kjo për shkak se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja