Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Osmani në takimet me Lajçak dhe Palmer se zgjidhja është njohja reciproke

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Osmani në takimet me Lajçak dhe Palmer se zgjidhja është njohja reciproke

Në takimet e mbajtura me të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë-Serbi dhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shprehën se në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, kusht parësor mbetet respektimi i integritetit territorial.  

Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është thelbësore që të respektohet integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime, dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, tha Osmani, duke shtuar se çështja e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, duhet të jetë prioritet në dialog.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentes, Lajçak dhe Palmer “ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Në anën tjetër kryeministri ka theksuar se bashkëpunimi dhe koordinimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth procesit të dialogut “është i mirëseardhur, sepse është i domosdoshëm”.

Edhe pse nuk ka dhënë një datë, kryeministri Kurti ka deklaruar se në mes të qershorit do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e dialogut. Zgjidhja, ka theksuar kryeministri Kurti, duhet të jetë njohja reciproke. Kryeministri ka theksuar se në këtë takim palët do të jenë të barabarta dhe zgjidhja duhet të jetë reciproke.

Ndrëkohë në takimet e ditës së djeshme të zv.ndihmës sekretari i SHBA Matthew Palmer me krerët e partive opozitare, ata kërkuan një përfshirje më të madhe të SHBA në procesin e dialogut. Dy zyrtarët po qëndrojnë në Kosovë, në prag të rifillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja