Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për median në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është obligim që ka marrë Kosova me marrëveshjen e vitit 2013.

Lajçak tha se zbatimi i marrëveshjes për Asociacionit t Komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës duhet të bëhet menjëherë pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Jam këtu vetëm të lehtësoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve. Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë përsipër zotimin, e ka nënshkruar. Asociacioni është pjesë e procesit është pjesë e dialogut. Ne nuk kërkojmë të rihapin testin, por duam vetëm të implemetojnë atë që e kanë nënshkruar. Nuk e kam takuar asnjë partner gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje”, tha Lajçak.

Lajçak tha se përfaqësuesve politikë të Kosovës u ka bërë thirrje për kompromis.

Dialogu është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës. Dialogu i ofron Kosovës një mundësi për të diskutuar për të gjitha çështjet e pazgjidhura me Beogradin. Dialogu duhet t'i mbyllë të gjitha çështjet e hapura, por në të njëjtën kohë duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje mund të jetë vetëm rezultat i një kompromisi”, deklaroi Lajçak.

Lajçak, gjithashtu, tha se Lista Serbe nuk ka asnjë arsye që të largohet nga institucionet, sepse "të gjithë partnerët e saj konfirmuan qartë se kjo është çështje e dakorduar dhe që do të diskutohet”.

Pas takimit që pati me Lajçak, të martën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se formimi i Asociacionit nuk do të bëhet pa arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje, sipas Hotit, duhet të përfundojë me njohje të dyanshme, ndërkohë që në anën tjetër presidenti Hashim Thaçi, kërkoi që në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për njohje reciproke. Lajçak ka takuar edhe liderët e partive opozitare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Pas Prishtinës, Lajçak do të vizitojë Beogradin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 15/10/2020 19:52

    Lajcak eshte nder "evropjanet" qe, asnjehere nuk ka perkrahur te drejten e shqiptareve te Kosoves,legjitimitetin e shpalljes se pavaresise se shtetit te Kosoves,me 8 Shkurt 2008,te konfirmuar nga GJND dhe te drejtes elemetare njerezore e kombetare te shqiptareve te Kosoves qe, vuajten 87 vjte( 1913-1999)"te "zite e ullirit" me sakrifica te mdha luftuan ligjet diskiminuese serbe,dhunen e barbarise mesjetare,vrasjte,burgosjet, rrahjet e ndjekjet gjenocitale deri ne pastrimin etnik me ato 25 projekte te gjenocidit serbe,nga Grashashanini 1844, deri te Memomrandumi i 1986.Vetem ne vitet 1998-99 jane vrare 12826 shqiptare Jane ndjeku afro njemilijon nga vatrate etnike,jane shkaterruar cdo vlere shpirterore e materiale shqiptare, e jane palckitur gjitha vendbanimet shqiptare dhe u dhunuan afro 20 mije femra shqiptare.Keto Lajcak e te tjeret si ky,ende gjejne "qime ne ve" me ate politiken "demokratike"Evropjane. Deri kur me Lajcak dhe shoket e tij...?!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët