I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, siparin e takimeve zyrtare për vitin 2024 e ka hapur në Paris të Francës.
Atje ai është takuar me këshilltarin diplomatik të presidentit të Francës, Emmanuel Bonnen dhe Laurence Boone, e cila është Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Francës.
Në përfundim të takimeve, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Lajçak shprehet se është mirënjohës për kontributin e dhënë nga Franca në dialogun Kosovë-Serbi dhe mbështetjen ndaj tij personalisht në detyrën që mban.

“Sapo përfundova vizitën time të parë të vitit 2024, e cila më çoi në Paris. Pata shumë takime të dobishme dhe të rëndësishme në Quai d’Orsay dhe Elysee për t’u përgatitur për muajt në vijim. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Francës për lehtësimin e dialogut dhe punën time”, shkruan Lajçak.
Komente

