Dialogu Kosovë-Serbi, mesazhi i Hahn: Ja cili është hapi i radhës
Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se zgjidhja afatgjate për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Johannes Hahn
Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se zgjidhja afatgjate për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
“Hapi i radhës është normalizimi në nivel gjithëpërfshirës, dhe në të dy anët, me ndihmën e Federica Mogherinit, të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka thënë Hahn në një intervistë për median serbe, “Tanjug”.
Ai ka vlerësuar se dialogu i deritashëm ka çuar në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç në korrik të vitit 2017, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini, kanë nisur punën në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në formë të marrëveshjes ligjërisht obliguese. Gjatë viteve, dialogu ka sjellë në normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ndërsa hapi i radhës është që ai normalizim të dërgohet në nivel gjithëpërfshirës. Të dy palët, me ndihmën e Federica Mogherinit, duhet të definojnë përmbajtjen e marrëveshjes ligjërisht obliguese”, ka sqaruar Hahn, transmeton Koha.net.
Ai ka përsëritur se me normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve do të përfitojnë të dyja vendet dhe do të jetë në interes shumë të madh për rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane. Johannes Hahn thotë se BE-ja tani pret që marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe të zbatohet pa vonesa.
“Marrëveshja parasheh që statuti i AKS-së të formulohet për katër muaj nga nisja e punës në të. Kryeministri i Kosovës u ka dhënë mandat ekipit që të nisë punën më 4 prill që do të thotë se afati përfundon më 4 gusht”, shtoi ai.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton nesër Kosovën! Takim me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti
10 Mars, 11:06
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Augustin Palokaj: Përvoja e Kosovës me kërkesat e Amerikës
3 Mars, 08:53
-
Kosovë/ Policia aksion në Zubin Potok për strukturat paralele serbe, mbyllen 4 qendra për punë sociale! Dyshohet se 'shkelën vullnetin e votuesve'
21 Shkurt, 11:36
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Augustin Palokaj: Shpallja shumëpalëshe e pavarësisë së Kosovës
17 Shkurt, 08:28
-
Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë! E dalë nga zgjedhjet pret formimin e qeverisë! Kurti: Sot Republika më e fortë se asnjëherë më parë! Osmani: Ecim përpara
17 Shkurt, 07:13
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53