Pas takimit në Bruksel mes Kurtit-Borrell dhe Vuçiç, ky i fundit u shpreh kundër komunitetit ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd.
Vuçiç tha se ata po shtiren si naivë duke mos dëgjuar ato që Kurti kishte thënë, duke shtuar se po të kishte thënë atë që Kurti kishte deklaruar do ta kishin varur.
“Ata shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti. Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta”, tha Vuçiç pa saktësuar se për cilën deklaratë të kryeministrit të Kosovës po fliste.
Vuçiç anashkaloi pyetjen nëse në propozimin e BE-së për të ecur përpara në takimin e së enjtes ishte edhe kushti ndaj Serbisë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Edhe kur BE-ja akuzon Kurtin si fajtor, unë duhet të jem fajtor pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje”, tha Vuçiç.
Ti shumë shpejt do Varese vet o fashist serborus!
Përgjigju