Kosova duhet të formojë asocacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa Serbia duhet të njohë simbolet shtetërore të Kosovës. Sipas të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, këto ishin dy pikat kryesore në takimin e zhvilluar të martën në Bruksel, të cilat ai ua përcolli dy kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic.
Takimi nuk pati hapa pozitivë sa i takon panoramës së gjerë, por siç njofton i dërguari i posaçëm i BE, u arrit dakorësia për implementimin e plotë të deklaratës së miratuar nga Vuçiç dhe Kurti për personat e zhdukur që do të çojë në ngritjen e komisionit për gjetjen e tyre.
Lajcak thotë se gjatë takimit u ka përsëritur palëve rëndësinë e uljes së tensioneve pasi takimi vjen pak ditë pas ngjarjes në Zubin Potok ku një shpërthim me eksploziv dëmtoi rëndë kanalin furnizues me ujë të Ibër Lepencit. Kjo është mënyra e duhur sipas Lajçak për të ecur drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.
Lajçak ka kërkuar, sic thotë mbajtjen e përgjegjësisë edhe për sulmet e vitit 2023 në Banjskë. Përfaqësuesi i lartë për dialogun, ka kërkuar riintegrimin e serbëve të Kosovës. Por si dy çështjet kryesore me të cilat mund të implementohet marrëveshja e Ohrit është themelimii asocacionit të komunave serbe nga ana e Kosovës dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve shtetërore nga ana e Serbisë.